“Shtegu i Trashëgimisë” : Përvoja e mrekullueshme e Malësisë Adventure në Traboin të Hotit”

Eksplorimi i “Shtegut të Trashëgimisë” në Traboin të Hotit ofron një udhëtim të mahnitshëm në natyrë dhe një eksperiencë të pasur kulturor. Çdo hap në këtë shteg është një rrugë nëpër kohë dhe kulturë, duke u lejuar udhëtarëve të përjetojnë trashëgiminë e lashtë të kësaj zone dhe të zbulojnë historinë dhe kulturën e popullit Ilir. Shtegtimi në natyrë dhe eksplorimi i viseve malore shënon një udhëtim nëpër peizazhe të mahnitshme dhe rrugë të përdorura në periudhën ilire. Ky udhëtim emocionues sjell një përvojë frymëzuese për të kuptuar thellësinë e bukurisë natyrore dhe trashëgiminë historike të kësaj zone.

Ndërkaq, udhëtimi i organizuar nga Malësia Adventure në datën 3 shkurt ofroi një aventurë të mahnitshme në natyrë për një grup të përbërë nga qytetarë nga Kosova, Ulqini, Podgorica dhe Malësia. Përmes këtij udhëtimi të gjatë, udhëtarët patën rastin të shijojnë bukuritë e kësaj zone në një përvojë frymëzuese dhe të paharrueshme nga udhëheqësi i grupit Anton Pllumaj.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE