MYSLIMANËT NËPËR BOTË KREMTOJNË RAMAZANIN, NË GAZA NIS MES URISË DHE GËRMADHAVE

Shtëllunga tymi ngriheshin mbi qytetin kufitar jugor të Gazës, Rafah, bashkë me lindjen e diellit në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Muaji i agjërimit nisi për territorin e gjunjëzuar palestinez pa një armëpushim në horizont siç shpresonte SHBA-ja, teksa luftimet vazhdojnë mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit ndërsa një krizë e tmerrshme humanitare ka pllakosur enklavën e rrethuar. Besimtarë myslimanë u mblodhën për lutje në xhaminë e Rafah-së gjysmë të shkatërruar nga bombardimet.

Mijëra policë janë vendosur nëpër rrugët e ngushta të qytetit të vjetër në Jeruzalem, ku dhjetëra mijëra besimtarë pritet të shkojnë për lutje çdo ditë në xhaminë Al Aksa, një nga objektet më të shenjta të fesë islame. Zona, e konsideruar si vendi më i shenjtë nga hebrenjtë që e njohin atë si Mali i Tempullit, ka qenë një vend ku patur përplasje mes palestinezëve dhe izraelitëve.

“U bëjmë thirrje atyre që do të vijnë në xhaminë e bekuar Al-Aksa, përfshirë banorëve të Bregut Perëndimor dhe madje edhe banorëve të Jeruzalemit, që me qetësi dhe në mënyrë paqësore të falin namazin. Të gjithë duhet t’u përmbahen udhëzimeve me qetësi dhe durim”, tha Azzam El-Khatib, Drejtor i fondacionit “Jerusalem Waqf”. Ndryshe nga vitet e mëparshme, megjithatë dekorimet e zakonshme rreth qytetit të vjetër nuk janë vendosur.

Ramazani këtë vit i gjen palestinezët në një situatë tragjike, me masakra, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj tyre, kështu që në komunën e Hebronit vendosëm ta shënojmë Ramazanin vetëm me rituale fetare dhe të ndalojmë të gjitha festimet dhe dekorimet e rrugëve”, thotë Tayseer Edu Sneineh, kryetar i Komunës Hebron. Arabia Saudite njoftoi më herët se dita e parë e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit do të fillonte sot, pas shikimi zyrtar të gjysmëhënës së re në Hautat Sudair, më shumë se 100 km në veri të kryeqytetit Riad. Qyteti gjermani Frankfurtit sakaq për herë të parë përdori një ndricim specila me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë mënyrë Ramazani atje shënohet si një simbol tolerance mes feve.

Dhjetëra besimtarë myslimanë u mblodhën edhe në Times Square të Nju Jorkut për të shënuar fillimin e muajit të shenjtë për ta, e një pjesë mbanin flamuj palestinezë në solidaritet me njerëzit në Gaza. Ata kryen lutjen speciale shtesë Taraweeh ( teravi), në sfondin e tabelave të ndritshme të reklamave që ndriçojnë Manhatanin.

Ramazani, muaji i shenjtë i agjërimit për myslimanët, konsiderohet një nga pesë shtyllat e fesë Islame.

SHARE