ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE: EURODIZELI MË I LIRË

Nga nesër çmimi i Eurodizelit do të ulet për katër cent, ndërsa i naftës për ngrohje për dy cent, ndërsa çmimet e BMB 98 dhe BMB 95 do të mbeten të pandryshuara, 1,61 euro dhe 1,57 euro.

Çmimi i naftës për ngrohje, i shpallur nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, do të jetë 1.43 euro, ndërsa i Eurodizelit 1.48 euro.

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), do të bëhet përllogaritja e radhës më 25 mars, dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 26 mars”, thekson Ministria.

SHARE