MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE: ANALIZUAN SITUATËN NË VEND PAS RESHJEVE TE SHIUT

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave për të diskutuar rreth situatës në çdo zonë dhe masat e ndërmarra për përballimin e situatave të krijuara nga rreshjet e shumta te shiut gjat këtyre ditëve. Vëmëndje e veçantë iu kushtua situatës së shkaktuar në fshatrat e Anës së Malit, Fraskanjel, Lisna Bore, Reç etj, si dhe në lokalitetin e Shtojit, por dhe rritjes së nivelit të ujit në Lumin Buna  dhe në zona të tjera. U tha se ekipet e emergjencave gjatë tërë kohës janë në terren, situate përcillet me vëmëndje dhe është në kontroll të plotë dhe tani që rreshjet janë ndalur llogaritet që situata të përmirësohet edhe më shumë. Një çështje tjetër që u prek në takim ishte edhe shembja e një pjese të murit në Anën Jugore të Kalasë së Ulqinit, që ka shqetësuar jo vetëm banorët e Kalasë por dhe tërë qytetarët e Ulqinit dhe më gjërë. Në këtë drejtim u paralajmëruan masa urgjente. Nesër pritet që një ekip ekspertësh të bëjnë vlerësimin dhe të  propozojnë masat për sanimin e situatës në këtë objekt kulturor të kategorisë së parë. Komuna do të bëjë çdo gjë që është në kompetencë të saj, ndërkohë që llogarit në përkrahjen e Qeverisë, respektivisht Ministrisë përkatëse të cilës do ti drejtohen zyrtarisht për ndihmë. Menjëherë pas mbledhjes ekipi i kryesuar nga Kryetari I komunës shkuan për të vizituar Kalanë.

SHARE