KRYEMINISTRI RAMA: TÜRKIYE ËSHTË ÇELËSI I STABILITETIT TË EVROPËS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se lufta në Ukrainë ka qenë një “pikë kthese” për sigurinë evropiane dhe perëndimore. “Pushtimi i Krimesë duhet të ishte një vijë e kuqe e pa negociueshme si për BE-në ashtu edhe për NATO-n, për të gjithë ne në Perëndim, por në vend të kësaj ne vazhduam të jetojmë me iluzionin se një shkelje kaq e madhe do të çonte vetëm në konflikte të ngrira të vazhdueshme, pa pasoja reale dhe të afërta për sigurinë perëndimore”, tha Rama në ceremoninë e hapjes së ngjarjes “TRT World Forum 2022”. Rama theksoi se “këto iluzione u shpartalluan” kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt. Më tej, duke folur për rolin e Türkiyes në arenën globale, kryeministri i Shqipërisë tha se Türkiye është “kontribuues për sigurinë evropiane dhe globale nëpërmjet qasjes së saj fleksibël dhe pragmatike”, si dhe përmes përpjekjeve të saj për të zhvilluar partneritete të fuqishme dhe të dobishme. Për krizën e migracionit të shkaktuar nga lufta civile në Siri, kryeministri Rama tha se Türkiye arriti ta kontrollojë këtë krizë e vetme.

SHARE