Këshilltarët e Kuvendit të Ulqinit miratuan dje ribalancin e buxhetit për këtë vit, i cili është planifikuar të jetë 9.28 milion euro, që është 4.73 milion më pak se plani fillestar i të ardhurave dhe shpenzimeve. Ribalanci u miratua nga një shumicë e ngushtë sepse këshilltarët e Forcës nga koalicioni qeverisës nuk votuan për propozimin. Për planin e propozuar nga 33 këshilltarë sa ka gjithsejit Kuvendi i Ulqinit, 17 këshilltarë votuan për, 10 kundër dhe 1 abstenoi. Këshilltarët e Forcës theksuan se ishte e panevojshme të tejkalohen afatet ligjore për dorëzimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2019, ribalancin e buxhetit për vitin 2020, si dhe buxhetin për vitin 2021. Poashtu, nga Forca theksuan se buxheti prej rreth 14 milion euro, tre javë para Vitit të Ri, është realizuar vetëm 50% dhe pyesin se si pushteti ekzekutiv do të zëvendësojë 2.3 milion euro në një kohë aq të shkurtër. “Tërhiqni ribalancin, sepse të gjithë e dime se nuk mund të realizohet,” tha kryetari i Forcës, Nazif Cungu.