Ne jemi të vendosur dhe të gatshëm për të hequr të gjitha padrejtësitë dhe për të siguruar respektimin maksimal të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, tha Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut. “Trajtimi diskriminues i pakicave kombëtare, komuniteteve fetare dhe ksenofobisë janë kërcënimet më të mëdha për Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut sot,” shkroi Krivokapiq në Twitter. Me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, theksoi se Mali i Zi ngre zërin e tij për të drejtat e njeriut, mundësitë e barabarta, ku mosdiskriminimi dhe përfshirja janë vlerat që ndajmë dhe mbi të cilat ne ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane. 10 dhjetori, siç thotë Gjukanoviq, është gjithmonë një mundësi për të theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në ndërtimin e një Mali të Zi civil, evropian dhe multietnik.