Republikanët vijojnë të kundërshtojnë ndihmat shtesë për Ukrainën. Teksa borxhi i Shteteve të Bashkuara mbetet ende i lartë, ligjvënësit amerikanë vijojnë replikat mes tyre për këtë çështje.
Zyrtarë të administratës së Presidentit Biden, sipas zërit të Amerikës, kanë paralajmëruar se dështimi për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë Ukrainës ndihma në vlerë prej 61.4 miliardë dollarësh, mund të çojë në fitoren e Presidentit rus Vladimir Putin brenda javës.
Ata po nxitojnë të negociojnë ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe financimin e masave shtesë të sigurisë në kufirin ndërmjet SHBA-ve dhe Meksikës para 17 nëntorit; ditë kjo kur skadon afati i buxhetit të përkohshëm të qeverisë.
Demokratët dhe disa republikanë thonë se të gjitha këto kërkesa për financim duhet të miratohen bashkë.
Por nga ana tjetër shumica e Republikanëve, vijon të këmbëngulë se këto fonde duhet të përdoren për nevoja të brendshme dhe jo të financohen për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Fondet amerikane për Ukrainën janë drejt mbarimit dhe nëse Kongresi nuk e miraton paketën shtesë financiare atëherë, programet e mbështetjes për Kievin mund të pezullohen plotësisht.