KOMISIONI NUK E MBËSHTETI PROJEKTLIGJIN PËR NDALIMIN E ORGANIZATAVE FASHISTE

Komisioni për Sistemin Politik dhe Gjyqësorin nuk e mbështeti Projektligjin për Ndalimin e Organizatave Nacionaliste Fashiste dhe Ushtarake dhe përdorimin e simboleve të tyre, të propozuar nga kryetari i Partisë Liberale Andrija Popoviq.  Tre deputetë votuan për propozimin ndërsa pesë prej tyre abstenuan. Propozuesi i ligjit dhe lideri i Partisë Liberale, Andrija Popoviq, në fillim të seancës tha se jemi të obliguar ta ruajmë vlerën e antifashizmit. Ai shpjegoi se ligji rregullon ndalimin e manifestimeve që nxjerrin në pah simbolet apo shenjat apo çdo veprim tjetër të organizatave, shoqatave dhe individëve fashiste që cenojnë në çfarëdo mënyre të drejtat apo liritë kushtetuese të qytetarëve.

SHARE