Dyshja e njohur e estradës, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj, kanë nisur përgatitjet prej kohësh për një projekt të ri muzikor.
Ata duket se kanë finalizuar xhirimet e këngës “Copa copa” dhe se tashmë kanë zbuluar datën e lansimit.
Të njëjtit tregojnë se bashkëpunimi i tyre i ri do të publikohet të shtunën në orën 16:00.
“Copa copa të shtunën 16:00”, thuhet në postim.
Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin.
Foto: Screenshot/Instagram
Dafina dhe Albani sivjet kanë sjell edhe disa prurje të tjera solo, që janë pritur jashtëzakonisht mirë.
Ata mes tjerash kanë qenë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

