Inspektorati i Tregut ka shqiptuar dy gjoba (një me shumicë, një me pakicë) në vlerë prej 5.500 euro për mosrespektim të aksionit të Qeverisë „Çmime të limituara“.
“Që nga data 6 shtator, d.m.th që nga hyrja në fuqi e vendimit për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, Inspektorati i Tregut ka kryer gjithsej 21 inspektime të zinxhirëve tregtarë”, njofton Qeveria e Malit të Zi.
Në Drejtorinë për Çështje të Inspektimit gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar 22 iniciativa për inicimin e procedurës së mbikëqyrjes inspektuese lidhur me shkeljen e pretenduar të vendimit në fjalë, për të cilat kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë inspektorët e tregut.
“Gjatë kontrollit janë konstatuar dy parregullsi (njëra me shumicë, një me pakicë) për të cilat janë shqiptuar gjoba në shumë prej 5.500 euro dhe është marrë masë paralajmëruese. Inspektorati i Tregut vazhdon me aksione të rritjes së mbikëqyrjes inspektuese të shitoreve edhe gjatë kësaj jave në mbarë Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.