Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 789 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe nuk është raportuar asnjë vdekje nga COVID. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostifikimin e infeksionit me koronavirus kanë përfunduar analizën të martën dhe kanë dorëzuar rezultatet për 2.324 mostra. Rastet e reja të zbuluara janë nga Podgorica 229, Nikshiqi 106, Tivari 89, Berane 56, Budva dhe Herceg Novi nga 37, Bijello Pole 36, Cetina 30, Ulqini 29, Kotorri, Plevla dhe Tivati 23, Rozhajë 1, Danilovgradi 17 dhe Tuzi 11. 8 raste të reja të infektimit me koronavirus janë regjistruar në Kollashin, 6 në Andrijevicë, 4 në Mojkovc, nga 3 në Plavë, Shavnik dhe Zhablak, 2 Petnjicë dhe 1 rast në Guci. ISHP deklaroi në Twitter se është raportuar shërimi i 918 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 5,319.