RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE / BRENDA 24 ORËVE REGJISTROHEN 332 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi po rritet numri i të infektuarve, ku vetëm në 24 orët e fundit regjistrohen 332 raste të reja. Prej tyre 291 nga vendi dhe 41 turistë. Sot është konfirmuar një rast vdekjeje si pasojë e infektimit me SARS-COV 2, kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid-19 në Mal të Zi që prej fillimit të pandemisë është 1.637 persona, ndërkohë që është konfirmuar edhe shërimi i 145 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 2 mijë e 926 persona. Në Tuz janë shënuar 3 raste të reja, kështu që numri i rasteve aktualisht aktive në Tuz është 19.

SHARE