NË PERIUDHËN E ARDHSHME DO TË VENDOSET MBI MËSIMDHËNIEN

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit propozoi që viti shkollor të fillojë më 1 shtator, me praninë e fëmijëve në shkolla dhe mësimin e zakonshëm shkollor prej 45 minutash, nëse e lejon situata epidemiologjike. Nga Instituti i Shëndetit Publik theksuan se ata do të japin rekomandimet përfundimtare në periudhën e ardhshme. Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt dje takimi  ku morën pjesë drejtoresha i Drejtorisë për Arsimin Parashkollor, Fillor dhe Gjithëpërfshirës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve Sllavica Illinçiq, Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Anka Vukiçeviq dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galliq. Temë e takimit ishte organizimi i orëve të mësimit në pragë të vitit të ri shkollor. Ministria njoftoi se janë në proces të kontrollit të furnizimit të shkollave me të gjithë dezinfektuesit dhe maskat e nevojshme, duke pasur parasysh faktin se nuk do të ketë ndryshim në këtë drejtim, kështu që mbajtja e maskave, matja e temperaturës në hyrje dhe përdorimi i dezinfektantëve do të jetë e detyrueshme në vitin e ardhshëm shkollor. Gjithashtu, në takim u ra dakord që nga fillimi i vitit shkollor, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, të vazhdojë të mbajë shënime për numrin e të infektuarve në arsim, si punonjës ashtu edhe fëmijë, ku do të gjenerohen të dhëna dhe publikohet në fund të çdo javë në dy uebfaqe të shkollës.

SHARE