Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë përfunduar analizën PCR të 395 mostrave për koronavirusin e ri që nga rezultatet e fundit, ndër të cilat janë zbuluar 78 raste të reja pozitive të infeksionit, thuhet në deklaratë.
Të rinjët pozitiv janë nga këto komuna:
Podgoricë: 41
Nikshiq: 22
Bijello Pole: 10
Mojkovc: 2
Budva: 1
Plevle: 1
Tuz: 1
Që nga rezultatet e fundit, katër vdekje janë raportuar në Institut në pacientët nga Plevle, Tivari, Podgorica dhe Rozhaja.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i Qershorit është 59 dhe që nga fillimi i vitit: 68.
Poashtu është raportuar rikuperimi i 69 pacientëve.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 1107.