Unë jam kundër çdo revizionizmi kur është fjala për Luftën e Dytë Botërore, deklaroi presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq në forumin e dialogut “Mali i Zi ndërmjet revizionizmit historik dhe antifashizmit evropian”, që po mbahet në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinë.
“Më vjen mirë që do të kemi mundësinë të diskutojmë për antifashizmin. Si president, dua të siguroj ura për të gjithë njerëzit dhe organizatat që e dëshirojnë këtë vend. Si dikush, paraardhësit e të cilit janë ngulitur në themelet e Malit të Zi të sotëm përmes pjesëmarrjes në Luftën Nacionalçlirimtare, unë dua të jem një afirmues i lëvizjes antifashiste. Unë jam kundër çdo revizionizmi kur është fjala për Luftën e Dytë Botërore”, tha Millatoviq dhe shtoi se “përpjekjen për revizionizëm e sheh si sulm ndaj asaj që duhet të jemi sot”.
“Prandaj, përpjekjet e revizionizmit i shoh si një sulm ndaj asaj që duhet të jemi sot, të udhëhequr nga idealet e paraardhësve tanë, për të cilët liria dhe barazia ishin më të vlefshme se jeta e tyre. Këto përpjekje synojnë ndryshimin e sistemit të vlerave mbi të cilin ne bazojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë”, tha Millatoviq.