NIMANBEGU: LIGJI ËSHTË POPULIST DHE I PAZBATUESHËM

Deputetët sot në Kuvend po diskutojnë Projektligjin për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Më parë këtë propozim e kanë përkrahur komisioni parlamentar – për ekonomi, financa dhe buxhet dhe komisioni legjislativ. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq tha se beson në, ekonominë dhe turizmin malazez dhe se është i sigurt se nuk do të ketë nevojë për masa krize. Për momentin, ka një mungesë të madhe të punës në treg, tha Gjuroviq. Deputeti Genci Nimanbegu tha se ky është “një ligj populist dhe se është i pazbatueshëm”. “Ligji thotë se do të kufizojmë çmimet e produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njeriut. Në të gjitha nenet e ligjit nuk ka asgjë se cilat janë këto masa, përveç se çmimi është i kufizuar në disa produkte të veçanta. Një problem tjetër me ligjin është se nuk ka afat”, tha ai. Ai theksoi se ligji thotë se masat do të zbatohen gjatë “çrregullimit të tregut”, kështu që ai pyeti nëse shqetësimi i tregut ishte koronavirusi apo Ukraina. Ai përsëriti se “ne nuk e dimë se cilat produkte duan të kufizojnë”. “Do të doja që aty të ishte e shënuar nëse është buka, kripa, vaji, të cilat janë të nevojshime për jetë. Ne jemi një vend importues, por ata që do të vuajnë nga ky ligj janë prodhuesit tanë bujqësorë të cilët do të ndëshkohen nëse nuk aplikojnë çmime, të cilat do t’i kufizojë dikush nga Ministria dhe nuk e dimë si dhe kur,“ tha Nimanbegu. Ai ka pyetur ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq, “a mendon se ky ligj mund të zbatohet”. “Ky ligj është një nga një sërë ligjesh populiste që janë miratuar apo propozuar në Kuvend që nga viti 2020 dhe që janë shumë të vështira, madje të pamundura për t’u zbatuar. Nuk dua të dërgoj mesazh se jam kundër një ligji të tillë, por ju nuk keni empati në treg”, tha Nimanbegu, dhe pyeti nëse po kthehmi në socializmin e viteve 1980 për të kufizuar çmimet e produkteve.

SHARE