MIRATOHEN NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi në seancën e sotme kanë votuar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të cilin presidenti Millo Gjukanoviq i’a ka kthyer Kuvendit të premten për një vendim të ri. Me propozim të kryetarit të Kuvendit, deputetët paraprakisht kanë votuar nëse është shkelur Rregullorja gjatë caktimit të seancës së sotme dhe me 47 vota kanë pranuar se nuk ka shkelje, gjë që ka ngjallur reagime nga opozita. Pas diskutimit në të cilin opozita theksoi se procedura për caktimin e seancës është bërë në kundërshtim me Rregulloren dhe këmbënguli për mbajtjen e Kolegjiumit, u dha një pauzë, pas së cilës seanca rifilloi dhe shumë shpejt u mbajt votimi, kështu që u votua me 47 vota pro, nga gjithsej 57 deputetë, që do të thotë se 10 jetë ishin kundër.

SHARE