DUKAJ TAKOHET ME AMBASADORIN KROAT – GRUBISHIQ, GJEKA TAKOHET ME AMBASADORIN E BELGJIKËS – ADAM

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka takuar sot ambasadorin kroat të Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, Veselko Grubishiq, bëjnë të ditur nga ai departament. Ambasadori Grubishiq e uroi ministrin Dukaj për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet miqësore mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Grubishiq përshëndeti aktivitetet në fushën e ndërtimit të një administrate publike moderne dhe efikase në Mal të Zi dhe shprehu kënaqësinë me mundësinë që Kroacia të mbështesë përvojën e saj në përmirësimin e efikasitetit dhe aksesit të administratës publike. “Republika e Kroacisë do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Malit të Zi në procesin e mëtutjeshëm të integrimit evropian dhe për ne vazhdimi i rrugës evropiane të Malit të Zi është i një rëndësie të madhe”, theksoi Grubishiq. Ministri Dukaj e falënderoi për mbështetjen e Republikës së Kroacisë dhe prezantoi prioritetet në punën e këtij departamenti dhe aktivitetet në procesin e reformës së administratës publike dhe ngritjen e një administrate publike moderne dhe efikase në Mal të Zi. “Ministria e Administratës Publike përballet me shumë sfida dhe përgjigjen e atyre sfidave e shohim në përmirësimin e cilësisë së shërbimit publik, modernizimin në sektorin publik, me theks të veçantë në zhvillimin e qeverisjes elektronike dhe shoqërisë digjitale”, tha ministri Dukaj. Në takim u ra dakord se ka një hapësirë ​​të konsiderueshme për bashkëpunim mes dy vendeve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e administratës publike.

Ministri i ri për Pakicat dhe të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e MZ, Fatmir Gjeka, u takua me Ambasadorin e Mbreterisë së Belgjikës Shkelqesin e tij z. Koen Adam.

SHARE