BAERBOCK BËN THIRRJE PËR DREJTËSI PËR VIKTIMAT NË BUÇA

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë dhe ka vizituar Buçan, qytezën në periferi të Keivit, ku forcat ruse po akuzohen se kanë kryer krime të luftës para se të tërhiqeshin në prill. Vizita e Baerbock është vizita e parë e një anëtari të Qeverisë gjermane në Kiev, qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Tërheqja e trupave ruse nga Buça dhe qytete të tjera afër Kievit, zbuloi dëshmi të tmerrshme të vrasjeve brutale, torturave, varrezave masive dhe shënjestrim të civilëve gjatë luftimeve. Këto dëshmi shtuan thirrjet nga disa shtete, por edhe nga Kombet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale për hetime, për të përcaktuar nëse janë kryer krime të luftës. “Këto viktima mund të kishim qenë ne”, tha ajo pasi vizitoi Buçën së bashku me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës.

SHARE