Mjekja e ardhshme Tereza Berishaj që merret me bletarinë

Tereza Berishaj është një shembull frymëzues i rinisë në Malësi. Përveç që është studente e mjekësisë, ajo gjithashtu ndjek pasionin e saj për bletarinë.

Trashëgimi e njohurive të trashëguara nga gjyshi dhe prindërit e saj bën që ajo të angazhohet në këtë profesion së bashku me studimet e saja në mjekësi. Përveç mjalit, i cili njihet për cilësitë e tij të shëndetshme dhe të shijshme, ajo përdor edhe produkte të tjera të bletës, si propolisi dhe qumështi i bletës, për vetitë e tyre kurative dhe mjekësore.

Ajo menaxhon mbi 80 koshere pranë shtëpisë së saj në Tuz, si dhe disa të tjera në fshatin Priften në Grudë. Në këtë zonë, ato kullosin sherbelë, ferrëkuqe dhe lulet e egra për prodhimin e mjaltit. Tereza ka krijuar markën e saj të njohur “Berishaj Honey”, e cila shet produktet e saja, duke u përqëndruar në tregun vendas dhe në atë të diasporës. Ajo ka në plan të zgjerohet dhe të rrisë kapacitetin në mbi 100 koshere në të ardhmen.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE