Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, në konferencën e rregullt të TKK ka njoftuar se janë konfirmuar edhe dy raste të tjera të sëmundjes koronavirus, duke rritur numrin e të infektuarve në 257.
Të dy pacientët, tha ai, janë nga Podgorica.
“Nuk ka nevojë që kjo të na mashtrojë. Masat duhet të respektohen, sa më shumë t’i respektojmë ato, aq më shpejt do të dalim nga kjo situatë”, tha Mugosha, duke shtuar se 125 mostra janë testuar që nga sot në mëngjes.
Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave, Ranko Lazoviq, tha se aktualisht 11 pacientë janë duke u trajtuar me virusin korona, ndërsa katër janë në njësinë e kujdesit intensiv.
Dy pacientë të tjerë u shkarkuan sot gjatë ditës. Mugosha tha që është shumë herët për të folur për shfuqizimin e masave.
“Kemi edhe një periudhë tjetër të luftës dhe respektimit të masave. Kjo varet jo vetëm nga Mali i Zi, kjo varet nga mënyra se si do të vazhdojmë t’i trajtojmë ato.”
Në Mal të Zi, aktualisht janë 257 pacientë me virusin korona.