BEÇIQ EDHE ABAZOVIQ ZYRTARISHT BASHKË

Mali i Zi Demokratik dhe Lëviza Qytetare URA, dorëzuan listën e përbashkët zgjedhore për zgjedhjet lokale në Podgoricë, të cilat do të mbahen më 27 Maj 2018.Bartësi i listës “Alleksa Beçiq – Dritan Abazoviq” – Podgorica për shekullin 21 – Demokratët dhe URA, është këshilltari i Demokratëve Vlladimir Çagjenoviq.

Përfaqësuesit e dy partive para dorëzimit të listës në Komisionin Komunal Zgjedhor, nënshkruan marrëveshje koalicionit, të cilët e zyrtarizuan bashkëpunimin në Podgoricë.

Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA, do të duhej që së bashku të garojnë edhe në zgjedhjet në komuna e Bijelo Poles, Tivarit, Danillovgradit, Gollubovcit, me moton “Për shekullin 21”.

Bartësi i listës nga të gjitha komunat do të jetë nga Demokratët, derisa renditja në listat zgjedhore do të jenë 70% përfaqësues të Demokratëve dhe 30% përfaqësues  nga Lëvizja Qytetare URA”.

Liderët e partive Alleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, në fund të muajit Mars, nënshkruan Memorandum bashkëpunimit, duke theksuar se me këtë do të promovojë gjeneratën e re të politikanëve  dhe do të krijoj një “ekip për të ardhmen”.

SHARE