3 Krema për Rrathët e Syve që Mund t’i Gjeni Në Çdo Farmaci

Për shkak se lëkura nën sy është më delikate se ajo në të gjithë trupin tonë, kjo është një zonë që shpesh kërkon vëmendje të veçantë pavarësisht moshës tuaj.

Fryrja e syve dhe rrathët e errët, përveç linjave të holla dhe rrudhave, mund të trajtohen me anë të një kremi për sytë.

Ky lloj kremi vjen në një formë shumë të koncentruar hidratuesi, i fuqizuar me përbërës si retinoli dhe acid hialuronik, për të ndihmuar në eleminimin e këtyre problemeve.

Edhe pse disa janë të shtrenjta, ju nuk keni pse të shpenzoni shuma të mëdha për kujdesin ndaj lëkurës së syve. Për më tepër, këto tre sugjerime nga AgroWeb.org, mund t’i gjeni lehtësisht në farmaci dhe me një çmim të arsyeshëm.

Kremi për sytë RoC Retinol Correxion

Përbërësit aktivë: Retinol, acid hialuronik

Ky kremi është shumë i vlerësuar për aftësinë e tij për të trajtuar një sërë shqetësimesh nën sy.

Megjithatë ju mund t’a përdorni atë pothuajse pothuajse çdo gjë.

Kjo është për shkak se formula përmban retinol, një përbërës i fuqishëm kundër plakjes, i cili ndihmon në ruajtjen dhe ndërtimin e kolagjenit me kalimin e kohës, duke zbutur rrudhat dhe rrathët e errët nën sy.

Dhe megjithëse retinoli është një formë e fuqishme e vitaminës A që mund të jetë irritues, ekspertët thotë se nuk duhet të shqetësoheni për aplikimin e tij në lëkurën delikate të syve, për shkak të formulës së përshtatur për këtë qëllim.

Ata këshillojnë që ta aplikoni vetëm gjatë natës dhe të përdorni kremin kundër diellit gjatë ditës.

Filloni me përdorminin e këtij kremi një herë në javë për ta mësuar lëkurën tuaj me të dhe më pas rriteni frekuencën. Për llojet e lëkurës së ndjeshme, ekspertët rekomandojnë përdorimin e një kremi hidratues dhe më pas të vijoni me përhapjen e kremit të syve.

Kremi më i mirë për rrathët e zinj La Roche Posay Pigmentclar

Përbërësit aktivë: Pro-ksilan, Linactyl, kafeinë

Nëse keni të bëni me rrathë të errët, ky krem me kafeinë, ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe zvogëlimin e shfaqjes së rrathëve të errët nën sy.

Kafeina vepron pothuajse menjëherë për të reduktuar shfaqjen e rrathëve të zinj gjatë ditës.

Ndërsa ky është kremi më i shtrenjtë në këtë listë, ai gjithashtu përmban pigmente që ndihmojnë në ndriçimin e menjëhershëm të zonës nën sy.

Metoda më e mirë e aplikimit është të vendosni disa pika kremi nën sy dhe ta godisni butësisht me gisht për të shmangur tërheqjen e lëkurës.

Shmangni aplikimin në qepallën e sipërme të syve.

Kremi më i mirë për lëkurë të ndjeshme CeraVe

Përbërësit aktivë: Acidi hialuronik, ceramide, niacinamide

Ky është një krem sysh pa aromë, i mbushur me acid hialuronik, ceramide dhe niacinamide. Një kombinim i mrekullueshëm përbërësish për të trajtuar shenjat e plakjes, madje edhe tek ata me lëkurë jashtëzakonisht të ndjeshme.

Jo vetëm që këta përbërës janë jashtëzakonisht të butë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, por gjithashtu rikthejnë dhe ruajnë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe ndihmojnë për të mbajtur zonën e syve të hidratuar dhe të lëmuar.

Plus formula nuk do të bllokojë poret tuaja, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë për ata me lëkurë të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve. /AgroWeb.org

SHARE