Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, tha se të hyrat për muajin janar dhe shkurt 2022 janë më të larta për 37.6 milionë euro, ose 19.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ai deklaroi se “Evropa Tani” është e suksesshme në përmbushjen e të gjitha detyrimeve 100%. Spajiq reagoi në Twitter pas deklaratës të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “Evropa Tani” është një lojë e shtrenjtë politike, duke hedhur poshtë mundësinë e aplikimit të një modeli të ngjashëm ekonomik në vendin e tij. Ai beson se në atë rast do të mbeteshin pa para për spitale, barna dhe pensionistë. Spajiq tha se të hyrat për muajin janar dhe shkurt e kanë tejkaluar planin buxhetor. “Të hyrat për janar dhe shkurt 2022 janë më të larta për 37.6 milionë euro, ose 19.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ose 15.6 milionë euro, 7.2 për qind më të larta se plani buxhetor. Të gjitha obligimet janë 100 për qind të servisuara (ilaçet…)”, ka shkruar Spajiq në Twitter. Rritje ka pasur edhe numri i të punësuarve për 1,000 dhe gjithsej janë 212,046. “Fondi i sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit ishte më i ulët në janar 2022, por është i barabartë me detyrimet nga dhjetori 2021. Tashmë në shkurt është më i lartë për gjashtë për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, përfundoi Spajiq.