654 RASTE TË REJA DHE 8 VIKTIMA

Në Malin e Zi, tetë persona kanë vdekur nga pasojat e infeksionit të koronavirusit dhe 654 raste të reja janë regjistruar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Është deklaruar se laboratorët e ISHP-së dhe laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të koronavirusit përfunduan analizën të martën dhe dorëzuan në Institut rezultatet për 2,279 mostra për koronavirus. Që nga rezultatet e djeshme, tetë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Nikshiqi (3), Tivari (2), Podgorica (1), Kotorri (1) dhe Herceg Novi (1). Deri në orën 15:00, raportohet shërimi i 585 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 9.124, 121 në komunën e Tuzit.

SHARE