RUSIA DO TË ULË PRODHIMIN E NAFTËS ME 500 MIJË FUÇI NË MARS

Rusia do të ulë prodhimin e naftës me 500,000 fuçi në ditë, ose rreth 5% të prodhimit në Mars, pasi Perëndimi vendosi kufizime të çmimeve për naftën dhe produktet e naftës ruse. Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën e Londrës u rrit me më shumë se 2.5% në ditë duke arritur në 86.6 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta në bursën amerikane u rrit me 1,57 dollarë, ose 2,01%, duke arritur 79,63 dollarë. “Që nga sot, ne po shesim plotësisht të gjithë vëllimin e naftës së prodhuar, megjithatë, siç u tha më herët, ne nuk do t’u shesim naftë atyre që drejtpërdrejt ose indirekt i përmbahen parimeve të tavanit të çmimit”, tha zëvendëskryeministri Alexander Novak në një deklaratë. Rusia beson se mekanizmi i “tavanit të çmimit” për shitjen e naftës dhe produkteve të naftës ruse është një ndërhyrje në marrëdhëniet e tregut dhe një vazhdim i politikës shkatërruese të energjisë të vendeve të Perëndimit kolektiv,” tha Novak. Ndërsa Rusia vijon të ndërmarrë të tjera kufizime ndaj Perëndimit ulja e prodhimit tregon se kufiri i çmimeve për produktet ruse të naftës ka pasur njëfarë ndikimi. G7, Bashkimi Evropian dhe Australia ranë dakord vendosën një çmim tavan me çmim 60 dollarë për fuçi në 5 dhjetor, si pjesë e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për konfliktin në Ukrainë. BE vendosi gjithashtu një ndalim për blerjet e produkteve të naftës ruse dhe vendosi kufijtë e çmimeve nga 5 shkurt. Rënia e fundit e madhe e prodhimit të naftës ruse ishte në prill, kur ajo ra me gati 9% pas futjes së sanksioneve perëndimore mbi Ukrainën.

SHARE