KRIVOKAPIQ: PËR PROKURORINË EKSKLUZIVISHT ME PARTNERËT EVROPIANË

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se qëllimi i Qeverisë është të zbatojë një reformë thelbësore të shtetit të së drejtës dhe se të gjitha analizat e rregulloreve të propozuara në lidhje me punën efikase të prokurorisë, e cila do të konsiderohen ekskluzivisht në konsultim me partnerët evropianë. Ai gjithashtu theksoi se thirri seancën konstituive të Këshillit për Sundimin e Ligjit, në të cilën, përveç anëtarëve të përhershëm, do të ftohet kryetari i komisionit parlamentar për sistemin politik, gjyqësor dhe administratë. Kryeministri theksoi në Twitter se kjo qeveri është padyshim pro-evropiane dhe qëllimi i saj strategjik është anëtarësimi në BE. “Në përputhje me Marrëveshjen e Koalicionit, qëllimi ynë është të kryejmë një reformë thelbësore të sundimit të ligjit, kështu që ne do të shqyrtojmë të gjitha analizat e projekt rregulloreve në lidhje me punën efikase të prokurorisë vetëm në konsultim me partnerët evropianë,” tha ai. “Seamca do të jetë një mundësi për diskutim dhe shkëmbim mendimesh midis qeverisë, gjyqësorit, Parlamentit të Malit të Zi në funksionin e përparimit në procesin e pranimit në BE,” përfundoi Krivokapiq.

SHARE