LIDERËT E OPOZITËS SË ASHTUQUAJTUR  QYTETARE, PROPOZUAN  SI KANDIDATE PËR PRESIDENTE MILLKA TADIQ

Përfaqësuesit e të ashtuquajturës opozitë qytetare , biseduan mbrëmë me gazetaren Milka Tadiq Mijoviq, për mundësinë e të qenit kandidate e  përbashkët e opozitës në zgjedhjet presidenciale, shkruan  “Vijesti”.

Po sipas “Vijesti”, Tadiç Mijoviq,  ende nuk ka deklaruar nëse ajo është e interesuar për këtë kandidaturë.

Biseda me Tadiq Mijoviq,  pasoi  pas një serë konsultimesh intensive nga udhëheqësit e opozitës, ndërsa  opozitën qytetare e përfaqësuan lideri i Lëvizjes Qytetare Ura Dritan Abazoviq, Lideri i Partisë Social Demokratike, Ranko Krivokapiq dhe funksionarja e Demos Tina Dimiq Raiçeviq.

Abazoviq,  më parë bisedoi me përfaqësuesit e Frontit Demokratik dhe sipas gazetës “Vijesti” nga ajo aleancë politike  kanë thënë se nuk kanë asgjë kundër kandidaturës së Tadiq Mijoviq. Por që , liderët e kësaj aleance politike kërkuan që të shqyrtohet  edhe mundësia e kandidimit të ish-ministrit të policisë Andrija Joviqeviq, i cili është i favorizuar nga Fronti Demokratik.

Abazoviq, tha se opozita po kërkon intensivisht një kandidat të përbashkët dhe se atë së shpejti mund ta bëjnë publik atë.

SHARE