Foto: Instituti i Sizmologjisë / Zavod za seizmologiju
Një tërmet i vogël, me magnitudë 2.8 ballë të shkallës Rihter, goditi Malin e Zi, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.
Sipas tyre, tërmeti është regjistruar në orën 09:18, 5 kilometra në jugperëndim të Poborit në komunën e Budvës. Ky tërmet ndodhet në një thellësi prej 10 kilometrash.
“Magnituda e këtij tërmeti në hipoqendër ka qenë 2.8 ballë të shkallës Rihter, që korrespondon me një intensitet epiqendror IV-V në shkallën Mercalli (MCS)”, theksojnë ata në deklaratë.
Ata theksojnë se ky tërmet nuk mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore.