- Koha e pregatitjes:15min
- Koha e gatimit:35min
- Vështirësia:E lehtë
Receta eshte shume e thjesht dhe shume e shpejte keshtu qe ju mund te provoni
ti pergatisni keto biskota.
Përbërësit
- 4 gota uji miell.
- 1 filxhan çaji sheqer.
- 1 filxhan çaji gjalpë.
- 2 kokrra vezë.
- Gjysmë lugë kafeje sodë.
- 1 filxhan kafeje kos ose ujë.
- 2 lugë gjellë arra të grira.
Udhëzimet
- Ne një tas rrihen vezët me sheqer e gjalpë, pasi krijohet mase e homogjene, shtohet pak kos ose ujë dhe hidhet miell i situr dhe i përzier me pak sodë.
- Zihet brumi dhe hapet në petë me trashësi 4-5 mm, pritet në forma të ndryshme, ose në mungesë të formës pritet me gotë.
- Biskotat vendosen në një tavë të lyer me yndyrë në largësi nga njëra-tjetra, lyhen më të verdhat e vezëve dhe sipër hidhen arra të grira holle.