GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E AUSTRISË NË MAL TË ZI, KARL MYLER

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti sot në takim Shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Austrisë në Mal të Zi, Z. Karl Myler. Gjatë takimit, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, ndër të tjera u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, projektet që Komuna i ka realizuar këto tri vitet e fundit, si dhe për ato që do ti realizojë vitin që vjen. Ambasadori Myler përgëzoi kryetarin Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij, për punën e vazhdueshme në zhvillimin e vendit. Poashtu, ai u zotua se do të angazhohet në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale nëpërmjet aplikimit të projekteve të përbashkëta.

SHARE