VARHEJI: PREMTIME TË REJA PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË

Komisari për zgjerim Oliver Varheji ka thënë se bisedimet për bashkëngjitje me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore duhet të nisin në pranverë. Varheji ka deklaruar se ministrat e jashtëm të BE-së para takimit të Këshillit në Bruksel janë takuar me shefat e diplomacive të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Debati ishte trimërues dhe ka mundësi që të përparojmë dhe përmirësojmë gabimin e bërë në tetor. Do të duhet të fillojmë bisedimet e bashkëngjitjes me të dy venet në pranverë”, porositi Varheji. Vendet anëtare të BE-së në tetor nuk ia dolën të pajtohen rreth hapjes së bisedimeve për bashkëngjitjes me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që ka nxitur shumë kritika në llogari të BE-së. Franca hapat e mëtutjeshëm në procesin e bashkëngjitjes e ka kushtëzuar me reformat e vetë procesit. Komisioni i ri Evropian do duhej që deri në fund të janarit të dal me propozime të reja të metodologjisë të procesit të bashkëngjitjes. Pritet që vendet anëtare në metodologjinë e re të realizimit të procesit të bashkëngjitjes me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të vendosin në mars të 2020.

SHARE