Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj u takua me ambasadorën e Italisë në Mal të Zi, Sh.S. Andreina Marsella.
Gjatë takimit u bisedua mbi potencialët e bashkëpunimit të ardhshëm mes dy vendeve, si dhe u diskutua për mundësinë e forcimit të lidhjeve të përgjithshme ndërmjet Italisë dhe Malit të Zi.
„Kemi shkëmbyer mendime lidhur me mundësitë dhe sfidat aktuale që e presin Qeverinë e 44-të të Malit të Zi. Ambasadorja më mbështeti në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian“ thuhet në njoftim.
Siç njofton zyra e zëvendëskryeministrit Gjeloshaj theks i veçantë u vu në rëndësinë e investimeve nga Italia, promovimin e vendit tonë në Itali, lidhjen e afaristëve, përmirësimin e infrastrukturës së transportit ndërmjet vendeve tona, si dhe rëndësinë e kabllit energjetik që forcon ekonominë tonë.