FORCIM I KAPACITETEVE TË VETËQEVERISJES LOKALE PËR SHFRYTËZIMIN E SUKSESSHËM TË FONDEVE TË BE-së

Është e rëndësishme të forcohen kapacitetet që vetëqeverisja lokale të shfrytëzojë me sukses mjetet nga fondet e BE-së dhe të mos kthehen mjetet për shkak të mospërdorimit, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq gjatë vizitës së saj në Ulqin. Ajo tha se integrimi evropian është proces i gjithë shoqërisë dhe se bashkëpunimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me vetëqeverisjet lokale është i vlefshëm. Siç theksoi ajo, procesi i negociatave aktualisht është në ngërç derisa të zgjidhen çështjet me kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por nuk duhet të neglizhohen edhe kapitujt e tjerë dhe detyrimet që dalin prej tyre.

Gjithashtu, Maroviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, vizituan shkollën e mesme të përzier “Vëllazërim – Bashkim” dhe biseduan me nxënësit për vlerat evropiane, mundësitë që anëtarësimi në BE u ofron të rinjve dhe shoqërisë në tërësi, si dhe arsyet pse Mali i Zi duhet të bëhet anëtar i BE-së. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, tha se është nder i madh që Ulqini është zgjedhur komuna e parë në Mal të Zi që organizon një ditë evropiane. Siç tha ai, Ulqini trashëgon vlera të sinqerta evropiane, dhe megjithëse territorialisht komuna më lindore në vend, Ulqini në fakt është porta perëndimore e Malit të Zi. Ai theksoi se Komuna e Ulqinit e ka njohur rëndësinë e ekologjisë dhe integrimeve evropiane, andaj me riorganizimin është krijuar një Sekretariat i veçantë për Ekologji që i bashkon këto dy fusha.

SHARE