EULEX RRIT TRUPAT USHTARAKE NË MITROVICË

Tensionet në veri kanë sjellë në Kosovë forca shtesë të xhandarmërisë së Evropës. Janë 23 pjesëtarë të këtyre forcave që janë pjesë e karabinierëve italianë që kanë zbarkuar në Kosovë të martën mbrëma. Sipas përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell këto forca do të përkrahin përkohësisht EULEX-in. Ndërkohë kreu i AKI-së ka raportuar për gjendjen në veri në komisionin parlamentar të sigurisë. U tha se ekziston mundësia e përshkallëzimit të situatës dhe se institucionet duhet të jenë të vëmendshme. Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka ftuar sërish qytetarët serb të veriut të mos braktisin institucionet. Gjatë së mërkurës dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarët e lartë të komisioneve komunale zgjedhore në komunat veriore.

SHARE