Dua Lipa vazhdon shkëlqimin në turneun e saj “Future Nostalgia” – dhuroi performancë mbresëlënëse në Sydney

Dua Lipa dukej sensacionale gjatë turneut të saj “Future Nostalgia” në Sydney, Australi të martën në mbrëmje (7 nëntor).

Këngëtarja, 27 vjeçe, u ngjit në skenën në “Qudos Bank Arena” me një kostume të kaltër dantella, teksa performoi hitet e saj më të mëdha.

Për koncertin e së martës, krijuesja e hitit “Physical” kombinoi kostumin e saj me një palë doreza opere të ngjashme teksa argëtoi 21,000 fansa që erdhën për ta parë nga afër.

Dua performoi koreografi komplekse me një palë çizme të koordinuara me taka dhe majë të rrumbullakosura.

Dua ishte e rrethuar nga një trupë kërcimtarësh të veshur me kostume rozë.

Ajo vendoi make-up të theksua për koncertin dhe i la flokët e saj të bini mbi shpatullat e saj në valëzim.

Dua mahniti audiencën teksa qëndronte afër skajit të skenës dhe shfaqi vokalin e saj mahnitës.

Bashkangjitur në skenën kryesore ishte një pasarelë e gjatë që Dua dhe kërcimtarët e saj e përdornin për të dhuruar perfomancë elektrizuese.

Performanca spektakolare e Duas vjen pasi ajo konfirmoi se është beqare pas një vale thashetheme se ishte në lidhje me mikun e saj Trevor Noah.

Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë në fillim të këtij muaji.

Duke biseduar me Charli XCX në episodin e ri, Dua shpjegoi se kjo ishte hera e parë në ‘vite’ që ajo ka pasur mundësinë të jetë beqare.

“Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.

Turneu “Future Nostalgia” i Duas filloi në muajin shkurt në Miami, Florida pasi u shty tre herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme të COVID-19.

Albumi i saj i dytë me të njëjtin emër u publikua në mars 2020 dhe fitoi tre çmime “Grammy”, duke përfshirë “albumin e vitit”, në ceremoninë e 2021. /Telegrafi/

SHARE