KROACIA MBËSHTET FUQIMISHT REFORMAT

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, u takua sot me Ambasadorin e Kroacisë, Veselko Grubishiq. Gjatë bisedimeve, u theksua se Kroacia i jep mbështetje të fortë reformave malazeze. “Është gjithmonë e dobishme të shkëmbejmë mendime mbi proceset aktuale dhe të ardhshme politike në Malin e Zi dhe rajonin me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë Veselko Grubishiq. Dinamizimi i reformave që do të përshpejtojnte rrugën evropiane të Malit të Zi janë një përparësi dhe një nevojë e shoqërisë malazeze, së cilës Kroacia i jep mbështetje të forte,” theksoi Gjukanoviq në Twitter.

SHARE