MARKOVIQ: SULMUESIT NDAJ MEDIEVE DO I NDJEKIM DERI NË DITËN E GJYKIMIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se liria e medieve dhe siguria e gazetarëve  nuk janë kusht për anëtarësimin e Malit të Zi, në Bashkimin Evropian, por është obligim i tyre moral dhe demokratik.

Markoviq, duke hapur konferencën ndërkombëtare për mirëmbajtjen e medies dhe modeleve të suksesshme të punës në media të cilin e organizon Misioni i OSBE-së, vlerësoi se në shoqërinë malazeze mungon guximi i gazetarëve që të hetojnë të vërtetën, me punë dhe fakte, por edhe guximi i opinionit publik që ti dëgjojnë ata se deri në çfarë mase tē së vërtetës kanë arritur gazetarët dhe shoqëritë që të ballafaqohen me ato të vërteta.

Megjithatë, siç tha ai, është absolutisht e papranueshme që të rrezikohet siguria personale e gazetarëve si një metodë për zgjidhjen e ndonjë keqkuptimi dhe pakënaqësie. Markoviq theksoi se Qeveria e MZ, fuqimisht është e përkushtuar që të mbroj sigurinë personale për gazetarë.

Ndërkaq lidhur me këtë, përfaqësuesi i OSBE-së, për lirinë e medies Arlem Dezir, pohoi  se liria e medies është çelësi kyç për demokraci. Përballë kuadrit  të  drejtësisë dhe atij politik.

Siç theksoi Dezir, është e rëndësishëm edhe mjedisiekonomik, i cili do të mbështesë qëndrueshmërinë e medies. Ai theksoi se ligjet në fushën e medies në Ballkanin Perëndimor janë të mira dhe mund të përmirësohen, por, siç kumtohet, çelësi kyç për këtë është zbatimi i tyre.

Dezir, theksoi se servisi publik është duke u ballafaquar me probleme të caktuara , por siç shtoi ai është e rëndësishme të këtë politikë redaktuese të pavarur dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Përfaqësuesi i OSBE-së, përmendi edhe sulmin ndaj gazetares së gazetës “Vijesti”, Olivera Llakiq.

„Nuk duhet të mbetet i pa dënuar për një sulm të tillë. Ky është njëkohësisht sulm ndaj  të gjithë gazetarëve”, deklaroi Dezir dhe theksoi se aktorët e këtij sulmit por edhe të gjitha sulmeve tjera duhet të ndëshkohen.

SHARE