TEMPERATURA DO TË ULET NË DITËT NË VIJIM, NGA E HËNA DO TË JETË SËRISH E NXEHTË

Efekti i valës së temperaturave rekord gradualisht do të dobësohet duke filluar nga sot dhe ky është fundi i valës së katërt tropikale të këtij viti, tha meteorologu Branko Micev. Për katër ditët në vijim parashikohet mot i vranët me reshje shiu. Ai tha se temperatura do të bjerë me 10 gradë gjatë fundjavës. Micev në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi” tha se në gusht janë shënuar rekorde të reja historike të temperaturave. Në fundjavën e kaluar, të dielën, temperatura në Ulqin arriti në 41.7 gradë, që është rekord për muajin gusht në 70 vitet e fundit. Ai tha se nga e hëna do të kemi sërish mot stabil, me diell me vapë të re dhe temperatura të larta tropikale. Sot, nesër dhe pasnesër mund të jetë kohë e rrezikshme për zjarre, si dhe pas fundjavës, përfundoi Micev.

SHARE