KUVENDI I MALIT TË ZI DERI NË FUND TË MUAJIT DUHET TË KOMPLETOJ KËSHILLIN PROKURORIAL

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Boris Mariq tha se pret që Kuvendi të zgjedhë anëtarët e Këshillit Prokurorial nga radhët e avokatëve të shquar dhe sektorit joqeveritar deri në fund të muajit. Ai në një intervistë për Vijesti tha se zgjatja e kësaj çështjeje nuk është e mirë. Mariq deklaroi se KP duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të fillojë të punojë me kapacitet të plotë dhe me legjitimitet të plotë, sepse e presin gjëra shumë sfiduese. “Vetëm që të vijnë deri tek një metodologji për vlerësimin e prokurorëve të shtetit – kjo është tashmë një çështje e madhe,” tha Mariq. Ai deklaroi se beson se me vendimin e Kryetarit të Kuvendit, Alleksa Beçiq, për shpalljen e gjashtë anëtarëve të Këshillit Prokurorial, mandati i avokatëve të respektuar në atë organ gjithashtu përfundoi. Kurse zëdhënësja e KE, Ana Pisonero- Hernadez thotë se Komisioni Evropian po përcjellë me kujdes procedurën e zgjedhjes të anëtarëve të rinj të këtij Këshilli. “Ne inkurajojmë të gjithë akterët politik në Mal të Zi që të përfshihen në dialogun konstruktiv dhe të sigurojnë përkrahje të gjerë në emërimin e anëtarëve të pavarur, politikisht neutral dhe kompetent të Këshillit Prokurorial nga juristët eminent”, theksoi Pisonero- Hernadez. Ajo thotë se siç është thënë edhe me parë, Mali i Zi do të duhej që të ketë prioritet çështjet e theksuara në mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Prokurorinë Shtetërore.

SHARE