Me rastin e festës së ardhshme kombëtare, Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ditë pushimi do të jenë më 21 dhe 22 maj.
Bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe të tjera (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 27/07 dhe “Gazeta zyrtare e Malit të Zi”, nr. 36/13, 145/21, 3/23 dhe 30/23 ), 21 maj – Dita e Pavarësisë së Malit të Zi festohet më 21 dhe 22 maj. Në këtë drejtim, ditë pushimi për Ditën e Pavarësisë janë: e marta 21 maj dhe e mërkura 22 maj.
Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.