Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se me planin vjetor të punimeve dhe me kërkesën tij, aksi rrugor nga ura e Zharnicës deri në qendër të Tuzit, do të bëhen përmirsimet e duhura dhe shtresa e re e asfaltit në të gjitha pjesët e nevojshme.
“Punimet mund të zgjasin, sepse kemi insistuar që puna të përfundohet me standarde,” theksoi Gjeloshaj.
Ai gjithashtu njoftoi që shumë shpejt do të përfundohet pjesa e parë e bulevardit Tuz-Podgoricë, ndërsa projekti kryesor për pjesën tjetër, deri te Komuna do të përfundohet për 3-4 muaj.
Ai shtoi se pushteti aktual do të fokusohet posaçërisht në infrastrukturën rrugore, të planifikuara me buxhetin kapital, siç është rruga e Kojës, Trieshit, Dinoshës, Sukruqit, Mileshit, Nenhelmit…etj.