PAGA MESATARE NË SHKURT 821 EURO

Paga mesatare (bruto) në shkurt 2024 në Mal të Zi ishte 1.026 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 821 euro, sipas Drejtorisë së Statistikave të Monstatit.

“Paga mesatare (neto) në shkurt 2024 krahasuar me janarin 2024 shënoi rritje prej 0,2 për qind, ndërsa paga mesatare (neto) në shkurt 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë shënoi rritje prej 6,4 për qind,“ deklaron Monstat.

Siç theksuan ata, nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në shkurt 2024 krahasuar me janarin 2024 shënuan rritje prej 0.4 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rënie prej 0.2 për qind.

SHARE