Qendra Klinike e Malit të Zi, është prodhuesi më i madh i mbeturinave mjekësore në Mal të Zi dhe prodhon mbi 23 tonë të këtij materiali në vit, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Udhëheqësja e Drejtorisë për Ekonomi dhe Projekte të Shëndetit, Natasha Zhugiq, ka thënë se aktivitetet e ministrisë rezultuan me një rënie të sasisë totale të mbeturinave mjekësore në vitin e kaluar me rreth 5.5 për qind, gjë që, siç shpjegon ajo, kursimet ishin më shumë se 50 mijë euro.
Zhugiq shpjegoi se mbetjet mjekësore janë duke u trajtuar ose asgjësuar sa më afër vendit të ndodhjes, me qëllim që gjatë transportit të shmangen pasojat e padëshiruara në mjedisin jetësor.
“Prodhuesit më të mëdhenj të mbetjeve mjekësore është Qendra Klinike e Malit të Zi me rreth 23.3 tonë, Spitalet e përgjithshme në Berane, Tivarë, Plevlj dhe Bijelo Pole, pastaj shtëpitë e shëndetit të Podgoricës, Budvës dhe Tivarit”, tha Zhugiq.
E pyetur nëse personeli mjekësor është trajnuar për të trajtuar mbeturinat e tilla, ajo tha se për të monitoruar zbatimin e Planit të menaxhimit të mbeturinave për vitin 2017, në kontinuitet vazhduan zbatimin e aktiviteteve.
“Është ngritur Ekipi monitorues për zbatimin e planit të menaxhimit të mbetjeve mjekësore, i cili vizitoi dhe monitoroi sistemin e menaxhimit të mbetjeve në 49 objektet e institucioneve shëndetësore gjatë vitit të kaluar, bëri procesverbalin, përfundoi gjendjen faktike me përfundimet dhe propozimet e masave”, tha Zhugiq .