Kryeministri i Mali të Zi Dritan Abazoviq tha se Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për të dhënë dritën jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për të dhënë dritën jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Abazoviq.
Siç tha ai, do të ketë një rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në një familje të madhe evropiane”, tha Abazoviq.