Në fund të muajit shkurt në Mal të Zi kishte 55,46 mijë të papunë, 1,4 për qind më pak se në janar, sipas të dhënave të Shërbimit për Punësim. Shkalla e papunësisë, sipas raportit mujor të Shërbimit për punësim, ka rënë nga 24,24 për qind në 23,91 për qind. Norma më e lartë, 32,7 për qind, është shënuar në korrik të vitit 2000, ndërsa më e ulëta në gusht 2009, 10,1 për qind.Shërbimi regjistroi 2.39 mijë punonjës të rinj në shkurt. Në muajin shkurt janë shpallur 3.88 mijë vende të lira pune.