HIQEN VIZAT PËR TË GJITHË SHTETASIT E UKRAINËS QË DUAN TË HYJNË NË KOSOVË

Shtetasit e Ukrainës të cilët do të hyjnë në Republikën e Kosovës, nuk do të kenë nevojë që të pajisjen me viza. Një gjë e tillë u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. “Me qëllim të solidarizimit me shtetasit ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus propozojmë pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës”, tha kryeministri Albin Kurti. Edhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla tha se duke marrë parasysh situatën e rëndë në Ukrainë dhe solidarizimin me ta MPJD propozon pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës. Ajo tha se ky vendim do të kontribuonte pozitivisht për shtetasit e Ukrainës në hyrjen dhe kalimin e tyre në Kosovë por apo edhe në ndonjë vend tjetër transiti. “Republika e Kosovës me këtë veprim do të rreshtohej përkrahë vendeve të shumta perëndimore të cilat morën veprime të ngjashme”, tha Gërvalla. Kryeministri Kurti sot në këtë mbledhje gjithashtu theksoi se Kosova ka shprehur gatishmëri për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. 

SHARE