FORMIMI I QEVERISË SË RE NË FAZEN PËRFUNDIMTARE

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare URA, Zoran Mikiq, tha se procesi i formimit të qeverisë së re të 43-të të Malit të Zi po hyn në fazën përfundimtare dhe se qëllimi kryesor i LQ URA është ta bëjë qeverinë gjithëpërfshirëse dhe reformiste. “Pas vendimit të Bordit Kryesor të PSP-së jemi një hap më afër formimit të qeverisë së re evropiane. Qëllimi i URA-së është që të ketë mbështetjen e 49 deputetëve në parlament dhe të përshpejtojë dinamikën e bisedimeve dhe negociatave sepse qytetarët malazezë nuk kanë më shumë kohë për të humbur”, tha Mikiq. Duke komentuar pyetjen se secila palë i sheh ndryshe prioritetet e punës së qeverisë evropiane, Mikiq tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është një qeveri reformuese – tranzitore dhe se përmbushja e obligimeve nga agjenda evropiane është prioritet. “Mali i Zi nuk mund t’i kapërcejë ndarjet nëse është përgjithmonë i bllokuar në divizionet e referendumit 55-45. Prandaj na duhen hapa të rinj dhe modele të reja që në thelb do të kontribuojnë në zvogëlimin e ndarjeve dhe do ta çojnë fuqishëm Malin e Zi në të ardhmen evropiane dhe shoqërinë e vendeve të zhvilluara evropiane”, përfundoi Mikiq. 

SHARE