AUSTRIA PEZULLON URDHRIN PËR VAKSINIM TË DETYRUESHËM

Qeveria e Austrisë njoftoi sot se ka pezulluar urdhrin për vaksinim kundër COVID-19 për shumicën e të rriturve, duke argumentuar se nuk ka nevojë për zbatimin e saj për momentin vetëm një javë përpara se të fillonte zbatimi i tij. Ligji për personat e moshës 18-vjeç e lart u miratua në fillim të shkurtit. Plani ishte që policia të fillonte të kontrollonte statusin e vaksinimit të qytetarëve në mes të marsit, për shembull gjatë ndalesave të trafikut. Megjithatë, qeveria sot njoftoi se ka pezulluar ligjin të paktën tani për tani pas raportit nga komisioni i ekspertëve shëndetësorë dhe ligjorë. Ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch tha se komisioni do të dorëzojë një raport tjetër brenda tre muajve dhe qeveria do të shqyrtojë situatën më pas. “Tani është koha që të përdorim fleksibilitetin e këtij ligji, i cili lejon pezullimin e ligjit”, tha Karoline Edtstadtler, ministrja përgjegjëse për çështjet kushtetuese.

SHARE